(2L ONLINE) – “Kërkim falja nuk mjafton, kryeministër shkarkoje” . kjo thirrje do të dëgjohet edhe në Gjilan apo do të jetë e shkruar në pankarta pasi janë paralajmëruar protesta për të premten.
Parlamenti studentorë i Universitetit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me disa institucione dhe organizata jo-qeveritare në Gjilan, do të organizon marshin paqësor protestues kundër deklaratave fyese të ministrit Jabllanoviq.
Marshi do të mbahet më datë 23.01.2015, duke filluar nga ora 13:00.
Organizatorët bëjnë me dije se nisja bëhet nga Universiteti “Kadri Zeka” (Sheshi i shkollave te mesme) dhe marshi vazhdon deri te Teatri i qytetit. /2L ONLINE/