(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilani kanë njoftuar për një rast të sulmit me thikë që kishte ndodhur në Kamenicë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se,ankuesi, një serb shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së një familjari të tij, e cila oborrin e ndan se bashku me te dyshimtin, po ashtu serb shtetas i Kosovë, i dyshuari e kishte sulmuar me thikë.
Hashani tha se i dyshuari e kishte detyruar ankuesin që ta ndërpresë punën, por nuk ka arritur ta lëndoj.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dal patrulla policore , ka kontaktuar me të dyshimtin të cilit ia konfiskojnë thikën dhe pas konsultimin me prokurorin i dyshimti është liruar ndërsa rasti i referohet Gjykatës ne procedurë të rregullt. /2lonline/