(2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bër ëtë ditur se në Roganë të Kamenicës në afërsi të xhamisë se fshatit Rogoqicë ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave:
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari L.R. me banim në Rogoqice dhe F.R. me banim ne Rogoqicë, pas një mosmarrëveshje te mëhershme posa e kanë takuar në rrugë viktimën A.L. me banim në Novosellë , e kanë sulmuar fillimisht me grushte në kokë dhe me pas dyshohet se viktima është goditur nga një mjet i fortë- shufër metalike.
“Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime të renda trupore ku dhe posedon raportin mjekësor nga emergjenca- Gjilan. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron qe i dyshuari L. R. te dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë kurse i dyshuari i dytë te lirohet në procedurë te rregullt”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në gjykatë. /2lonline/