Gjilan – (2LONLINE) – Arrestohet i dyshuari A. H. (1975) nga Presheva që momentalisht jeton në Viti, për shkak se rrahu motrën të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore si dhe ka shkaktuar dëmtim edhe të pasurisë së luajtshme
Autoritetet policore të Rajonit të Gjioani kanë bërë të ditur për rastin që e kanë klasifikuar si “”Dhunë Familjare” e “Lëndim Trupore”, e që ka ndodhur në Viti, ndërsa Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan duke folur për rastin tha se stacioni policor në Viti përmes telefonit fillimisht ka pranuar një informatë lidhur me një rast dhunë në Familje.
Ai tha se njësitet patrulluese policore kanë arrestuar të dyshuarin A. H. (1975) nga Presheva momentalisht jeton në Viti, e ku i dyshimti pas një zënke që kishte pasur me motrën e tij, e martuar në Viti, për motive të ultë, e kishte rrahur viktimën të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore si dhe ka shkaktuar dëmtim të pasurisë së luajtshme, derën e hyrjes së shtëpisë.
Hahsani tha se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e dhunës familjare. /2lonline/