(2LONLINE) – Sot rreth orës 11:00, Njësiti sektorial patrollues nga stacioni Policor i Kamenicës, gjatë patrollimit rutinë kanë ndalur një vetur të llojir BMW me tabela të republikës së Shqipëris drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale, toger Ismet Hashani ka bërë me dije se vozitësi nuk u është bindur urdhërave të policëve që të shkoj në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizë veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë ku i ka shkaktua lëndime trupore.
Hashani tha se lidhur me rastin janë njoftuar njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrolluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vu në ndjekje të veturës së dyshimt e cila nuk ka përfill as një shenjë ndaljeje nga policët.
“Vetura e dyshimtë nga Kamenica ka arritur të vij deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplas me një veturë të parkuar. Edhe me këtë rast vozitësi ka tentuar tu ik njësiteve patrolluese të Gjilanit ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me vetur. I dyshimti Z. Rr. është ndalur nga policia rreth orës 11;30, në Gjilan rruga e ”Kosovës” ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se në vendin e ngjarjes përvec Njësive Sektoriale dhe Hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe Hetimet Rajonale, Hetuesit e Krim-teknikës, Njësitet Anti drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan.
“Pas ekzaminimit detal të veturës në brendësi të saj janë gjetë rreth 54 kg, (53.740kg) subëstanë e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë. Subëstanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia. I dyshuari ndodhet për tretman mjeksor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa prokurori ka urdhruar që ndaj ti të caktohet masa e ndalimit për 48 orë” ka thënë Hashani.
Sipas tij, ndaj të dyshuarit do të ngritën kallëzime penale për : Blerja Posedimi,shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e Narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, Sulm Ndaj Personit Zyrtar, Aksident Trafiku me Lëndime Trupore.
Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë. /2lonline/