(2L ONLINE) – Dega e PDK-së në Gjilan në ora 00.01 e ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore e bindur se kandidatët e saj: Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa e Florina Zymberi do të jenë fitues më 8 qershor. Në konferencë për media Sami Hoxha tha se PDK është ajo që Gjilanit i ka sjellur vetëm të mira dhe asnjëherë nuk e ka zhgënjyer qytetarin e saj.
Para shumë aktivistëve e simpatizantëve, dega e PDK-së në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhore me prezantimin e kandidatëve të saj për deputet. Sami Hoxha koordinator i PDK-së në Gjilan tha se PDK që nga sonte ndihet dhe do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit sepse ajo ka bërë punë të mëdha në Gjilan dhe se kandidatët e saj janë premtues dhe me vlera të larta kombëtare e njerëzore.
Hoxha tha se kandidatët e PDK-së duke filluar nga Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa, Florina Zymberi dhe dy nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi dhe Nafije Gash përfaqësojnë vlera të qytetarisë gjilanase.”Ne presim fitore sepse këta kandidat kanë përvojën, kanë guximin dhe kanë dijen për të quar përpara Gjilanin” tha Hoxha.
Qemajl Mustafa tha se beson shumë që Gjilani ka një memorie të freskët dhe është i bindur se kush ka punuar drejtë, sinqertë dhe me përkushtim për të mirat e tyre dhe jamë i sigurtë dhe I bindur që ata sot do të votojnë për PDK- në dhe kandidatët e saj.
Zenun Pajaziti tha se fitorja e PDK- së është e pashmangshme dhe se qytetarët dinë të votojnë më të mirët dhe më të mirët jemi ne. Salihe Mustafa tha se Misioni i ri është mision i të gjithë qytetarëve të Kosovës, për zhvillim ekonomik dhe mirqenieën e qytetarit.
Florina Zymberi tha se lista e PDK- së është lista më e mirë dhe se kandidatët nga Gjilani janë kandidatët që do të jenë zë I fuqishëm në Parlamentin e Kosovës. Sabedin Kadriu tha se vota juaj është mision dhe përgjegjësi e jona andaj votoni më të mirët sepse vota është ajo e cila siguron të ardhmën e fëmijëve tuaj. /2LONLINE/
e sponsorizuar