(2LONLINE) – Njësitet sektoriale nga stacioni policor i Kamenicës kanë kontrolluar dy të dyshuar, dy të rinjë, pas dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë në posedim subëstancë narkotike të llojit Marihuanë.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se gjatë kontrollit te njëri i dyshuari kanë gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike që besohet të jetë e llojit Marihuanë me peshë 0.6 gram.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës , respektivisht nënpunësit për çeshtje sociale nga Gjilani. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij rasti dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/.