Një dush i ftohtë gjatë natës, mund të jetë i mirë për njerëzit që jetojnë në vendet tropikale, por del se mund të jetë i mirë për çdo kënd që ka nevojë ta luftojë stresin dhe të bëjë gjumë të mirë gjatë natës, veçanërisht pas një ditë të vështirë në punë.
Për të pasur një gjumë më të mirë gjatë natës, praktikojeni që të bëni dush të ftohtë para se të flini.
Dushi natën, e zvogëlon temperaturën e trupit, ju liron nga tensioni dhe stresi, e hidraton lëkurën dhe e pastron nga vajrat e tepërt si dhe ju ndihmon me migrenën.