/2L ONLINE/ – Pas reshjeve të fundit të bores, Institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë – DSHPE, ka ndërhyrë me pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas zyrtarëve komunale të kësaj drejtorie bëhet me dije se të gjitha rrugët në komunën e Vitisë janë të qarkullueshme. Zyrtarët komunal bëjnë me dije se pastrimi i rrugëve nga bora po vazhdon edhe në viset rurale konkretisht në fshatin kufitar Debelldeh./2L ONLINE/