/2L ONLINE/ – Kur jemi te dukuria e përdorimit të drogave, sidomos nga të rinjtë, të mërkurën në Shtëpinë e Rinisë është mbajtur një debat i radhës me pjesëmarrës të rinjtë e Gjilanit, e ku është thënë se është shumë me rëndësi të investohet në parandalim që është edhe më i efektshëm dhe më pak i kushtueshëm sesa në trajtim që pastaj edhe pasojat janë tjera por edhe nevojiten mjete më shumë.
Në këtë debat me nj grup të rinjsh panelit ishin Nexhat Hajrullahu, drejtor i drejtorisë për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMMS) e komunës së Gjilanit si dhe dr veton Uka, zyrtar i shëndetit Publik pran kësaj drejtorie të cilët kanë shpjeguar para të rinjve pasojat e përdorimit të narkotikëve por edhe kanë ftuar për përpjekje të përbashkët në luftimin e kësaj dukurie, veçmas në marrjen e masave në parandalim.
Me këstë aktivitet të radhës kanë vazhduar kështu aktivitetet e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan që në bashkëpunim me OJQ-në Labyrinth nga Prishtina e Gjilani, po bëjnë aktivitete në kuadër të projektit “Rini e shëndoshë – Shoqëri e shëndoshë”, projekt i cili është i mbështetur nga projekti më i madh, “Parandalimi i transmetimit të HIV-it dhe përdorimit të drogave në mesin e popullsisë rezidente në zonën ndërkufitare” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë si dhe Komuna e Gjilanit.
Përndryshe, gjatë këtij debati Nexhat Hajrullahu, drejtor i DMSH-së ka thënë se institucionet e vendit në këtë rast ato komunale janë të gatshme për të marrë përgjegjësinë që u takon dhe bashkërisht edhe me të rinjtë të angazhohen për veprime konkrete që do të parandalonin, në veçanti të rinjtë, të bien pre e kësaj rruge të keqe, të përdorimit të substancave narkotike, të çfarëdo lloji qofshin ato.
Ai tha se është shumë rëndësi me u marrë me ide, projekte e veprime konkrete që kanë të bëjnë me parandalim sepse edhe rezultatet janë më të efektshme por edhe kostoja, përkatësisht veprime të tilla janë më pak të kushtueshme, sesa kur do të jemi n fazën kur duhet marr me trajtim të atyre qe përdorin narkotik, për shërimin e tyre.
Por, Hajrullahu ka thënë se problem mbetet depërtimi te grupet e margjionalizuara, të atyre që kanë ra pre e kësaj të keqeje apo edhe të atyre që janë potencial për të hyrë në këtë rrugë të gabuar, andaj ka kërkuar nga të rinjtë prezentë që sa më shumë të përçojnë informacionin, mesazhe tek ata, për pasojat e rënda që sjellin përdorimi i narkotikëve, si për individ përdorues, si për familjet, rrethin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Ai tha se institucionet, por edhe OJQ-të e të rinjtë, duhet angazhuar në ktë drejtim për të depërtuar me informacione dhe verime konkrete që mos të lejojmë të rinjtë të rrëshqasin rrugës së tillë, ndërsa të prekurit, të evidentohen dhe t’i nënshtrohen trajtimit për t’u shkëputur nga kjo e keqe. Në këtë drejtim Hajrullahu tha se drejtoria që e udhëheqë ai por edhe komuna në përgjithësisht e gatshme për të bashkëvepruar edhe me mekanizma tjerë.
Nga ana e tij, Veton Uka, zyrtar për shëndet publik pran kësaj drejtorie, që me profesion është mjek, ka folur para të rinjve për pasojat e rënda që sjellë konsumimi i narkotikëve. Ai tha se problemi me droga është problem global nuk është vetëm i shoqërisë sonë dhe se nuk kemi situatë alarmante, por ajo çfarë është shqetësuese është përdorimin nga gjeneratat e reja.
Uka tha se kjo është një rrugë e gabuar, një rrugë e pa kthim dhe se duhet bashkërisht të marrim që të gjithë veprime të punojmë në parandalim por edhe në trajtim dhe shërim të atyre që veç anë përdorues.
Përndryshe, me diskutimet e tyre dhe çështje të ngritura debatit i kanë kontribuar edhe Fatlum Agushi, Kastriot Shabiu, Ilmi Hajdini e të tjerë, të rinjtë këta që ngritën shqetësime dhe thanë se ndër tjerash është e nevojshme që të ketë sa më shumë debate me përfshirjen e sam ë shumë të rinjve, pastaj ligjërata nëpër shkolla për këtë dukuri, përdorimi i rrjeteve sociale për të bërë fushata vetëdijësuese, lufta e institucioneve përkatëse e krimit që ka të bëjë me këtë çështje, ofrimi i sigurisë dhe ruajtja e privatësisë për ata që duan t’i nënshtrohen tretmanit, mos promovimit të asaj që është e dëmshme, pra të asaj që promovon sjellje devijonte siç është edhe përdorimi i narkotikëve, qoftë kjo edhe përmes këngëve, e veprime të tjera.
Përndryshe, KVRL do të vazhdojë në këtë vazhdë aktivitetin e radhës, që është të premten, kur në teatri ne Qytetit të gjilanit, me fillimi në ora 17:00, do të shfaqet dokumentari, me titull “Një Betejë pa një fund”,për çka janë ftuar veçmas të rinjtë të jenë prezentë. /2L ONLINE/