(2L ONLINE) – Në konferencën e sotme për shtyp, është prezantuar puna e Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari në Viti, ku është bërë e ditur i gjithë aktiviteti i kësaj drejtorie për gjatë vitit 2014. Veton Ademi drejtor i Bujqësisë, ka theksuar se në vazhdën e angazhimeve dhe planeve të parapara, janë realizuar një varg projektesh që përpos se janë përkrahur bujqit dhe fermerët vitias, po ashtu edhe është punuar në ofrimin e kushteve më të mira për punë.
“Gjatë vitit që e lamë pas, kemi bërë ndarjen e folive të najlonit për mbi 200 bujq, janë shpërndarë 33 makina mjelëse për blegtorë, është bërë shpërndarja e pulave vojse për familjet e fshatrave rurale që shtrihen në zonat malore, kemi bërë shtruarjen e disa rrugëve bujqësore me zhavorr në gjatësi mbi 7 km etj”, ka thënëAdemi.
Ai ka përmendur edhe fillimin e realizimit të projektit të komasacionit në 7 fshatra në të cilat ka mbetur në gjysmë ky projekt që nga vitet e 80-ta. Në lidhje me këtë projekt, Ademi u shpreh se janë duke u angazhuar që të shtrihet ky projekt edhe në lokalitete të tjera. Kurse sa I përket vërshimeve të fundit, bëri të ditur se janë diku 1 mijë hektarë tokë që aktualisht janë nën ujë.
Për problemin e vërshimeve foli edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu I cili paraqiti problemin e pamundësisë buxhetore komunale që të zgjidhet çështja e hapjes së lumit Morava pasi është një projekt i madh, port ha se do të jenë të angazhuar që urgjentisht bëjnë një zgjidhje të përhershme rreth problemit të vërshimeve I cili çdo vit po shkakton dëme shumë fshatrave të kësaj komune. /2L ONLINE/