Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, së bashku me zyrtarin nga kjo drejtori, Qëndrim Dërmaku, kanë dorëzuar sot 715 aplikacione për subvencione të bujqëve të Kamenicës në Ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Drejtori Arifi tha se të gjitha këto aplikacione janë pranuar.
“Sot kemi dorëzuar 715 aplikacione për pagesa direkte(subvencione) për bujqit tanë, në Ministrinë e Bujqësisë. Të gjitha aplikacionet janë dorëzuar dhe pranuar një nga një tek zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë pa asnjë gabim”, ka thënë ai.
Drejtori Arifi tha se afati për aplikim për subvencione është deri më 28 gusht 2020. /2LONLINE.com/