Një burrë me origjinë nga Napoli dhe me banim në Vicenza të Italisë, vrau dhëndrin e tij Haidar Rohay Ahmaed Al-Tawil me pistoletë. Në ditën e sakrificës së Kurban Bajramit, Al-Tawil, me origjinë nga Jemeni, donte që dy fëmijët e tij, ende shumë të vegjël, të shikonin therjen e qengjit sipas traditës së vendit të tij, por vjehrri donte ta ndalonte.
Debati mes tyre përfundoi tragjikisht, pasi vjehrri shkrepi pistoletën ndaj 29 vjeçarit. Pas krimit të kryer Salvatore Cipoletta, 53 vjeç, u largua nga vendi i krimit, duke shkuar në një lokal, nga ku lajmëroi policinë.
Ashtu siç njihet nga besimi mysliman, ditën e Kurban Bajramit bëhet kurban një qengj ose dash, pro në Itali ky rit nuk njihet dhe as praktikohet. Por Haidar për të ruajtur të gjallë traditën e vendit të tij, donte ta therte qengjin në garazh, ndërsa vjehrri nuk donte që nipërit të merrnin pjesë në një akt të tillë, transmeton Indeksonline.