Doganierët e Maqedonisë gjatë kontrollit të një shtetasi në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë kanë zbuluar 42 mijë euro të palajmëruara, të fshehura në çorapet e tij.
Shetatasi i Maqedonisë i shoqëruar nga një bashkudhëtar tjetër i ka bërë të ditur doganierëve se nuk ka asgjë për të lajmëruar në dalje të tij për në Serbi.
Por, pas dyshimeve nga ana e doganierëve, është urdhëruar kontrollimi i tij. Gjatë kontrollit u zbulua se në çorape kishte fshehur 42 mijë euro, transmeton ina.
Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer vetëm 2 mijë euro, ndërsa janë mbajtur 40 mijë euro.
Ndalesa e parave është bërë për shkak se ato nuk janë lajmëruar në organet e doganës në përputhje me rregullat ligjore dhe se ndaj rastit ka nisur procedurë hetimore