/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Dobërçan të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka kaluar në shiritin e kundërt qarkullues ku ndeshet me veturën tjetër po ashtu me targa lokale. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kane pësuar të dy drejtuesit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare te cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. /2L ONLINE/
fotoilustruese