/2L ONLINE/ – Edhe Zhegra me rrethinë, sot dhe nesër (5 dhe 6 gusht), për here të parë organizon një program mjaft solid për nderë të mërgatës së këtij rejoni dhe nuk do të mungojë as karakteri humanitar i aktiviteteve.
Sot, në restorantin “KATANA” në Zhegër, mërgata së bashku me familjarët, shokët e qytetarët e tjerë do të gostitet mirë me një darkë të përgatitur me kujdese të veçantë për këtë rast të veçantë. Mbrëmja do fillojë me bubullimën e tupanëve nga ora 19:30 për të vazhduar me DJ muzikë deri në orët e vona pas mesnate. Sipas Këshillit organizativ, darka sponsorizohet nga pjesëmarrësit dhe një pjesë e sajë do shkoja për skamnorët si dhe në promovimin e Sportit dhe Kulturës.
Të nesërmen, e Shtune më 6 gusht, nga ora 13:00 fillon Turniri sportiv me diasporën. Disa ekipe të formuara nga Diaspora do të garojnë me ekipet vendore për vendin më të mirë. Dy vendet e para do të shpërblehen me një çmim simbolik, pasi që edhe ekipet pjesëmarrëse me participimin e tyre solidarizohen dhe përkrahin fondin për Skamnorët dhe promovimin e Sportit dhe Kulturës.
Pas lojës së fundit, finales, për nder të pjesëmarrësve nga diaspora por edhe vendas, organizohet një “Cocktailparty” nga kuzhina tradicionale e Karadakut, i përcjellë me tupanë, DJ dhe valle deri vonë. /2L ONLINE/