/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM) në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) ka organizuar takimin e katërt të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale për “Kushtet e mbajtjes së qenve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre”
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarë ligjore, drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, inspektorë nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtare komunal, etj
Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar. Një rregullore e tillë është punuar edhe nga komuna e Prishtinës dhe si e tillë është duke gjetur zbatim të madh në praktikë. Gjithashtu është konsultuar edhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale, dhe Statuti i komunës së Kamenicës.
Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi është anëtarët e grupit kanë dalur me draftin e parë të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend komunal, komitet për politike dhe financa për lexim te dytë, debat publik, dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal pas leximit te dytë.
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi. /2L ONLINE/