/2L ONLINE/ – Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017-2019 që është duke i mbajtur gjatë këtij muaji komuna e Vitisë në lokalitete të ndryshme janë zhvilluar dy diskutime të tilla njëra me banorët e fshatit Lubishtë dhe tjera me banorët e Drobeshit.
Gjatë këtyre diskutimeve banorët e të dyja lokaliteteve kanë paraqitur një varg kërkesash për investime.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i shoqëruar nga Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë si dhe Isak Sadiku, Drejtor i Administratës gjatë diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal janë takuar me banorët e fshatrave Lubishtë dhe Beguncë ku pos që i njoftuan ata rreth procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitet në vijim janë njohur edhe me kërkesat dhe nevojat e banorëve të këtyre dy lokaliteteve.
Drejtori Rama i njoftoj ata se buxheti komunal i Vitisë përbëhet kryesisht nga dy fonde kryesore si nga ai i nivelit qendror por edhe nga të hyrat që sigurohen përmes tatimit në pronë ku kërkoj edhe nga banorët që të kryejnë detyrimet që kanë ndaj komunës.
“Buxheti komunal përbëhet nga dy fonde kryesore si nga ai i nivelit qendror që pëbëhen edhe shumën më të madhe të buxhetit por edhe nga të hyrat vetanake. Shfrytëzoj rastin që sot para jush të ju bëjë thirrje që të bëni pagesën e tatimit në pronë sepse 90% e të hyrave të grumbulluara do të ju kthehen përmes investimeve kapitale “, u shpreh Rama.
Ai bëri me dije se nga buxheti i përgjithshëm prej 10 milion e 19 mijë euro 70% e tyre shkojnë për paga dhe mëditje dhe vetëm 30% ndahen për mallra dhe shërbime, shpenzimet komunale, subvencione si dhe investime kapitale.
Ndërkaq banorët e fshatit Lubishtë pasi që falënderuan institucionet komunale të Vitisë për investimet e bëra në këtë fshat konkretisht për asfaltimin e rrugës kryesore, sheshit të fshatit si dhe rrugës “ Xhepa” që lidhë Lubishtën me Beguncën parashtruan disa kërksa si : asfaltimin e rrugës se re Lubishtë-Beguncë, hapjen e rrugëve që lidh Lubishtën me fshatin Podgorcë dhe Bozuvik si he rregullimi i rrugës në drejtim të vendit të quajtur “Kodra e Xhepave”.
Mandej banorët kërkuan që komuna të shikoj mundësitë e rregullimit të trotuarit nga sheshi “ Zenë Lubishta” deri tek shkolla fillore me arsyetimin se ky projekt është i rëndësishëm për sigurinë e nxënësve.
Kurse në diskutimin e dytë publik që është mbajtur me banorët e fshatit Drobesh ata kërkuan ndërtimin e një objekti të ri shkollor për nxënësit, ndriçimin publik brenda fshatit, rregullimin e fushës sportive, rregullimin e një rruge me zhavorr, rregullimi i përroskës që vjen nga fshati Smirë, rehabiliti i kanalizimit si dhe ndërtimi i një nënkalimi për sigurin e banorëve. /2L ONLINE/