/2L ONLINE/ – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave ka mbajtur dëgjimin publik me banorë të fshatit Koretin. Në këtë takim pjesëmarrsit adresuan disa kërkesa të tyre që kanë të bëjnë me lokalitetin e tyre si: Mundësia e hapjes së një qerdhe publike, organizimi i kurseve të ndryshme, asfaltimi i rrugës tek lumi i fshatit.
Drejtoresha e Buxhetit Shejnaze Masurica dhe zyrtarë të tjerë nga komuna evidentuan kërkesat e tyre dhe në bazë të mundësive buxhetore të komunës ose nga donatorë të tjerë u tha se do të shqyrtohen mundësitë e realizimit të kërkesave të juaja. /2L ONLINE/