Naser Berisha kantautori I këngëve hite ne dekadën e kaluar , këngëtari I baladave dhe këngëve protestë, ka 5 vite qe është edhe anëtar i LVV, përndryshe edhe ne aktive edhe ne Gjermani ne çështjen kombëtare, dhe politike, është Sekretar I qendrës VV për Gjermani.
Në Alternativen Qeverisëse të LVV planifikohet që buxheti i MKRS të dyfishohet, në këtë mënyrë do ta bëjme të mundur që jeta artistike, kulturore dhe ajo sportive të jetë prezentë në të gjitha Komunat e Kosoves gjatë tërë vitit.
Idea është që të krijohet një lloj „Master-plani“ për tërë territorin e Kosovës në këtë drejtim, e ku unë do të angazhohem që i tërë ky projekt te filloje pikërisht nga qyteti i Gjilanit.
Në Gjilan jeta kulturore të mos përfundoj me „Flakën e Janarit“, por kjo të jetë vetëm një pikënisje e angazhimit gjatë gjithë vitit kalendarik.
Pra të kemi në çdo muaj nga një ngjarje kulturore, artistike apo sportive .
Si p.sh. në lëmit vijuese:
Ngjarjet
a). Festivale muzikore të zhanreve të ndryshme, nga ai i muzikës folklorike e deri tek ato moderne.
b). Festivale të valleve, nga ai tradicional kombëtar e deri tek ai modern për të rinj.
c). Festivale të filmit të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë, si dhe të filmit dokumentar, në mënyrë që edhe qytetit ynë dhe qytetarët tu mundësohet shkëmbimi kulturo-artistik.
d). Ekspozita të artit,
e). Turne sportive me karakter lokal, kombëtare e rajonal etj.
f). Pranim, shqyrtim dhe aprovim të ideve të ndryshme nga artistët si projekte vetanake dhe grupore.
– Si pikë e veçantë në angazhimin tim do të jetë edhe mbrojta e drejtave të autorit, e cila për momentin nuk zbatohet.
Nesër do të vazhdojmë me lëmin e sportit
Naser Berisha Kandidat për Deputet nga radhët e Lëvizjes VETEVENDOSJE !
/e sponsorizuar/