Dhuna në shkolla vazhdon të jetë e pranishme dhe sfiduese për të gjitha institucionet e shtetit.
Rastet si lëndim i lehtë trupor , prishje e rendit dhe qetësisë publike, vjedhje, posedim të substancave narkotike, posedim i armëve të zjarrit, kanosje etj., vazhdojnë të jenë të pranishme në shkolla dhe në afërsi të tyre, shkruan Kosova Sot.
Eksperti i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në një prononcim ka thënë de të gjitha dukuritë negative si konsumimi i drogave nga të rinjtë, rrahjet ndërmjet tyre, bartja e armëve në shkolla etj., janë të pranishme në shkolla të vendeve të zhvilluara, ndërsa ndonjëherë ndodhin edhe raste tragjike, përkundër siç thotë, faktit se ato kanë shërbime të sigurimit.
Ndërsa janë 213 raste të ndryshme që janë paraqitur pranë Policisë, në shkolla dhe në afërsi të tyre, në gjashtëmujorin e vitit 2013.