(2L ONLINE) – Prof. Arben Dërmaku, përmes një deklarate për media ka sqaruar arsyet e dorëheqjes se tij nga pozita e anëtarit dhe kryetarit te Bordit te Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe njëherësh edhe nga pozita e U.D. Rektorit.
Në sqarimin e tij Dërmaku thotë se dorëheqja e tij nga pozita e kryetarit të Bordit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe njëkohësisht edhe U.D. Rektrorit të Universitetit, vjen si rezultat i angazhimeve të rregullta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”.
“Me këtë rast, dua që përmes jush, ta informoj opinionin e gjerë, se për gjithë angazhimin tim si anëtar dhe kryetar i Bordit të Univeristetit “Kadri Zeka”, që me automatizëm ka paraparë edhe pozitën e Ushtruesit tëDetyrës së Rektorit, jam kompenzuar vetëm për për pozitën si Kryetar i Bordit, në vlerë bruto prej 250 euro në muaj, d.t.th prej kësaj vlere kam paguar pastaj tatimin ndaj shtetit”, thotë Dërmaku.
Ai shtoi se me këtë sqarim, shpreson që opinioni ta kuptoj, se angazhimi i tij nuk ka pas asnjë qëllim të përfitimit material.
“Përkundër këtij vendimi për dorëheqje, unë edhe nga kjo pozitë do të vazhdoj të jap kontributin tim profesional, për rritën dhe avancimin e Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit”, ka thënë Prof. Ass. Arben Dërmaku. /2L ONLINE/