(2L ONLINE) – Duelet derbi e kanë karakterizuar javën e gjashtë në Ligën Komunale “Agim Ramadani”. Shumë të tillë dashamirët e sportit gjilanas, patën mundësinë ti shohin javën e shkuar, deri sa ulëset e Palestrës “Bashkim Selishta – Petriti” ishin të mbushura si asnjëherë më parë. Përkundër rivalitetit të madh në fushë, vlen të theksohet edhe kultura dhe sportiviteti i lartë i treguar nga ekipet pjesëmarrëse që treguan edhe njëherë që qëllimin e tyre e kanë vetëm futbollin.
Dueli ndërmjet skuadrës SK Arifi dhe MobiCasas, ka hapur javën e gjashtë në Ligën Komunale “Agim Ramadani”. Sfida ishte mjaft interesante me dy skuadrat që prodhuan shumë raste shënimi, mirëpo rendimentin e tyre e kufizuan në vetëm me nga dy gola për të marrë në fund vetëm një pikë.
Las Vegas ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion garash, deri sa këtë vikend ka triumfuar ndaj skuadrës Malësia. Një sfidë që prodhoi gola të shumtë, e të bukur dhe në fund dha një fitues në fushë, e një tjetër në tribuna (publikun), që mbeti i kënaqur me atë se çfarë ofruan dy skuadrat.
FSK ka ndalur formën e mirë të skuadrës Dobërçani, për të hyrë vetë kështu në një të tillë. Një lojë mjaft e hapur nga dy palët, por më konkretizues dolën të jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që realizuan katër herë, për të siguruar triumfin e tretë sezonal dhe ngritjen në renditjen tabelare.
Karadaku ka ndaluar në serinë e fitoreve, përballë një skuadrë që pikërisht i mungonte diçka e tillë. Dalia ka shfaqur një ndër ndeshje më të mira këtë edicion garash, deri sa në fund arrinë ti arkëton pikët maksimale nga ky duel që i mundëson atyre ngjitjen në klasifikim.
Eksimori ka triumfuar në ndeshjen derbi të javës së gjashtë, përballë skuadrës Vëllezërit Aliu. Si në asnjë ndeshje më parë ishin tubuar një numër rekord shikuesish, të cilët duhet të mbeten të stërkënaqur me atë se çfarë ofruan dy skuadrat brenda fushës së lojës. Një duel me të vërtetë derbi, me gola të bukur dhe kthim të rezultatit, për tu mbyllur në fund me mjaft sportivitet nga dy skuadrat, me ç’rast dëshmuan se jo rastësisht gjenden në majen e klasifikimit.
Katana ka rigjetur sërish rrugën drejt triumfit, pasi këtë javë ka mposhtur skuadrën që ishte në korsinë e duhur të fitoreve. Takim u mbyll me vetëm një gol të realizuar edhe pse prodhoi shumë mundësi për të tjerë gola, por që rrjetat heshtën deri në fundin e ndeshjes, për të dhënë këtë verdikt.
Një ndeshje tjetër e fortë u zhvillua ndërmjet skuadrës Fatbardhi dhe Migjeni. Me këtë të fundit që lëshoi nga dora mundësinë e artë të dalë me pikë nga ky ballafaqim pasi kishin dy herë epërsinë në taborrin e tyre. Mirëpo, skuadra Fatbardhi edhe njëherë tregoi fuqinë e vet duke rikthyer sërish një tjetër ndeshje, për të vazhduar kështu serinë e rezultateve pozitive, që e mbanë atë lartë në klasifikim.
Dueli i fundit i javës së gjashtë është mbyllur me barazim. Budrika dhe Xixa kanë ndarë nga një pikë, megjithëse kanë realizuar nga dy gola dhe secila kishte afër vetes fitoren, por në fund dy skuadrat nënshkruan paqen për të marrë kështu të paktën diçka nga kjo ndeshje.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/