/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ftuar edhe njëherë qytetarët e Gjilanit që kanë informata të besueshme për keqpërdorime t’i denoncojnë dhe ta marrin shpërblimin prej 2000 eurosh.
“Unë ftojë çdo qytetarë, institucion, organ, zyrtar, këshilltar, deputet, dhe të gjithë ata që kanë informata të besueshme për keqpërdorime ta denoncojnë dhe ta marrin shpërblimin 2000 euro. Ju siguroj që prokuroria dhe policia e shtetit e ruajnë konfidencialitetin. Të gjithë ata që denoncojnë drejtë e garanton ligji, e mbron ligji dhe nuk do të zbulohet nga askush, ndërsa shpërblimi garantohet për denoncim” ka thënë Haziri.
I pari i komunës së Gjilanit tha se janë të interesuar që Gjilanit t’ia kthejnë dinjitetin e Qytetit të Paqes, e qytetit të së drejtës dhe qytetit i cili ka zero tolerancë në keq menaxhim dhe abuzim të të mirave publike që i kemi.
“Ne sot i menaxhojmë ato të mira dhe besoj shumë që secili prej neve duhet të sillet përgjegjshëm”, ka shtuar kreu i komunës Lutfi Haziri. /2L ONLINE/