(2LONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj Gëzim Dautit ka shpallur këtë të fundit fajtor, duke e dënuar me katër vite burg dhe një shumë prej euro gjobë.
“I akuzuari G. D, ngarkohet me dy vepra penale grabitje nga neni 329 paragrafi 3 me paragrafin 1 dhe nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor përfaqësuesi i akuzës – prokurori i shtetit dhe mbrojtësi i të akuzuarit deklaruan se me datën 11.12.2013 kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës ishin dakorduar që të pandehurit G. D. për dy veprat penale, të shqiptohet dënim burgu në kohëzgjatje prej katër viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 250 euro”, ka bërë të ditur Sabit Shkodra, zyrtar për Informim pran Gjykatës Themelore në Gjilan /2lonline/