Planifikimi i transportit të materialit të ndjeshëm, sigurimi i tij në depo qendrore dhe depo të KKZ-ve, raportimi për ndonjë situatë të papritur, hapja dhe mbyllja e Qendrave të Votimit, ishin disa nga detajet për të cilat zyrtarë KQZ diskutuan me drejtues të Policisë së Kosovës dhe Koordinatorë Komunal.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se Policia e Kosovës ka rol të rëndësishëm në gjithë procesin zgjedhor. Daka tha se bashkëpunimi ka për qëllim që zgjedhjet e nëntorit të mbahen në frymën demokratike, transmeton rtk.