(2L ONLINE) – Një qastë pushimi në njërën prej kafeterive të qytetit të Gjilanit përveç që është një mundësi e mirë për të gjetur pak relaks mund të të ndodh që të të kap syri apo veshi edhe ndonjë gjë interesante. Dhe një gjë e tillë ndodhi edhe në kateterinë “Palace” ku kishte vendosur ta pijë kafenë e pushimit edhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij.
Por, se në situata të tilla mund të ballafaqohet edhe me ndonjë situatë komike ose të palakmueshme. Një gjë e tillë ndodhi edhe kur një shitës ambulator që të gjithë e njohin si Përparimi, pas e thërret nga rruga disa herë “daja Lutë, daja Lutë”, dhe nuk merr përgjigje, iu ofrohet tek tavolina e nuk i shqitej sepse e kishte një kërkesë shumë të thjeshtë në adresë të kreut të komunës. Ai kërkonte punë. Për më tepër dukej se kërkonte llogari për votën e dhënë.
“Daja Lutë, gjema një punë, kam votue për ty”, ishte kjo kërkesa e shitësit ambulatorë ndërsa bashkëpunëtorët e kryetarit që i kishte afër mundoheshin me mirësjellje ta largonin për të mos penguar duke i thënë “ma vonë, ma vonë”.
Si do qoftë, kreu i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij, pas pushimit në këtë kafeteri, u quan duke shkuar rrugës së tyre, ndërsa edhe shitësi ambulator kishte vazhduar punën e tij në përpjekje për t’i shitur produktet e tija, por se nuk e di a e mori së paku ndonjë premtim, pas kërkesës së tij për punë, se a do t’i bëhet qarja apo jo! /2l Online/Xhelil Arifi/