Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan në Prizren është jodiplomatike dhe nuk i shërben stabilitetit politik në Kosovë.
“Mesazhi i kryeministrit turk Erdogan është jodiplomatike. Fjalë të tillë, të thëna në Prizren, sigurisht nuk kontribuojnë në stabilitetin politik në Kosovë, e as nuk e kthejnë besimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Daçiq për “Novosti”, transmeton Titulli.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka dënuar deklaratën e kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan i cili dje në Kosovë deklaroi se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”. Sipas një njoftimi për media të MPJ serbe, deklaratat e tilla nuk janë miqësore.
“Në Republikën e Serbisë deklarata të tilla nuk munden assesi të pranohen si miqësore. Devijojnë nga konfirmimet që i kemi në kontakt me zyrtarët më të lartë turq”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim që përdorët gjuhë e urrejtjes Prizreni quhet si “Dushanov grad” (Qyteti i Dushanit).
“Qyteti i Dushanit sigurisht është vendi më i papërshtatshëm për deklarata të tilla. Secili në botë e di që Kosova është fjala serbe dhe territor serb, bile edhe për ata që e kanë pranuar një kuazi-shtet”, thuhet në njoftim