Me rastin e zgjedhjes së Akademik Isa Mustafës kryetar i Kuvendit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Dardanisë uron kryetarin e sapozgjedhur dhe koalicionin e mazhorancës “LDK-AAK-Nisma” duke uruar për sukses të plotë në realizimin e misionit në ndërtimin e institucioneve demokratike në funksion të zhvillimit dhe progresit në vend.
Akademik Nexhat Daci, kryetar, ka thënë se LDD beson se vizioni për një drejtim të ri qeverisës i koalicionit “LDK-AAK-Nisma” dhe gatishmëria për një dinamikë të re në të gjitha proceset që aktualisht gjendet Kosova, janë porosi të qarta dhe të besueshme që vendi ynë përfundimisht do të lëvizë me hapa të sigurt në instalimin e shtetit ligjor dhe përspektivës ekonomike të vendit.