Shaban Cakolli
I HUMBURI
Babai për të shkolluar
shiti mbulesën e shtëpisë
ti sikur kishe harruar
s´ju gjete në ditët e pleqërisë
Nëna për të harrnuar
kacafytej me varfërinë
ka vdekur e gjymtuar
ti varrin nuk ia din.
Motra që tërë kohën
të këndoi,o vëlla
e ka lidhë kurorën
të afërm askend nuk ka.
Trojet tu kanë rrënuar
s´dihet ku ka pasur shtëpi
mbi një trung të vjetruar
pushojnë korbat e zi.
ZEMËR E HUMBUR
O zemër e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku le motrën ,vëllanë
ku le tokën e të parëve tanë
Kush të ndoq nga trolli yt
pse s´qëndrove fyt për fyt
po ike aq larg
në ato porta,ku s´gjen fat.
O,zemër e gjora
ti më je sikur ora
nëpër kohë punon
një ditë nga jeta pushon
Të pushoje për tokë shqiptare
do të ngriteshin lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote.
ATY RRON VEQ NËNA
Nën pullaze të vjetruara
vende,vende lëshojnë pikën
e vetmuar rron veq nëna
jetën e shoqëron me frikën
Hedh shikim nga arë e bukës
përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rrin pranë stufës
pa djema,pa çupa
Rron me shpresë ne tuj na pritë
Numron ditët e pleqërisë
i thotë zemrës duro
Jeta bëhet domosdo.
KUR TË KTHEHEM NJË DITË
Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli lule
mbi varrin e gjyshit
Në male e fusha
do të bëjë verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time
Do të shfryaj mallin
që më dogji flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken plakë
Do të shuaj etjen
Që më ka përvëlua
nën hijen e shelgut
Aty kam një krua
Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam me u djegë me u shkri
më vendin sé lëshoj.