Gjumi është proces jetik, i domosdoshëm për funksionim normal të trupit dhe mendjes. Shkencëtarët janë të ndarë në grupe sa u përket orëve të gjumit që një person duhet të bëjë gjatë 24 orëve, mirëpo të gjithë e dimë kur kemi bërë pak gjumë.
Por çfarë i ndodh trurit kur nuk flini mjaftueshëm?
Koncentrimi juaj humbë, dhe ju mund të harroni gjëra e detyra të rëndësishme. Hani shumë. Do të doni të hani diçka gjatë tërë kohës. Do të jeni të nervozuar gjatë tërë kohës. Do t’ju bie imuniteti dhe do të rrezikoni që të ftoheni shumë.