(2L ONLINE) – Bujqësia ndër vite ka qenë sektorë i nënvlerësuar dhe pa përkujdesje adekuate, duke u përjashtuar nga prioritetet qeveritare për ndihmë. Me ardhjen e PDK-së në pushtet më 2007, ka qenë ndër prioritetet kryesore, duke e rritur ndjeshëm investimin në këtë fushë. Kjo sot është e prekshme, si nga bujqit ashtu edhe nga qytetarët të cilët konsumojnë produkte vendore , e të cilat janë më cilësore dhe më të lira krahasuar me produktet e importuara.
Bujqësia dhe zhvillimi rural nuk mund të ishin sic janë sot, pa programe mbështetëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kanë prodhuar rezultate konkrete në rritjen e produktivitetit në agrokulturë. Gjatë vitit 2008-2013 janë ndarë subvencione në vlerë prej 34,6 milion euro dhe poashtu grante investive në vlerë prej 43,5 milion euro.
Përmes këtyre subvencioneve dhe granteve janë shtuar dhjetëra mijra hektare sipërfaqe të mbjellurave, janë ngritur 1,291 hektarë sipërfaqe të reja me pemë, perime në fushë të mbyllur, sera. Ku, në tërësi janë krijuar në Kosovë 7072 vende të reja të punësimit në sektorin e bujqësisë dhe janë mbështetur me subvencione mbi 10 mijë vende ekzistuese të punës vetëm brenda një viti.
Gjatë këtij viti me vendim të Qeverisë janë rritur edhe më shumë subvencione për bujqësi, ku për perime në fushë të hapur do të ndihmohen bujqit me nga 300 euro për hektare, për pagesat për vreshta është rritur nga 500 euro në 1(një) mijë euro për hektarë.
Pra, PDK e konsideron zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorinë si prioritet për ekonominë kosovare dhe synon t’i kushtojë shumë vëmendje dhe energji këtyre për disa arsye; zvogëlimin e papunësisë dhe ulë varfërinë në zonat rurale si dhe do të mundësonte të ardhura të mjaftueshme për buxhetin e shtetit dhe një pjesë të mirë të shoqërisë. Nëpërmjet kësaj do të shtohet vëllimi i eksportit, zvogëlohet deficiti tregtar dhe sigurohet lendë e pare e bollshme për zhvillimin e një industrie ushqimore konkurruese për të plotësuar nevojat e vendit, por edhe për eksport.
Shembulli më i mirë në Gjilan janë katër familjet Rahimi nga Malisheva, të cilët kanë ngritur sera në sipërfaqe prej mbi 40ari dhe janë të punësuar nga së paku 2-3 anëtarë të familjes. Nexhmedin, Ibrahim dhe Muhadin Rahimi thonë se sot janë krijuar kushtet më të mira për punë me këtë veprimtari, shitja është e garantuar, ka çmim të mirënë treg sepse edhe cilësia e produkteve tona është shumë e mirë, kërkesa për prodhimet tona është jashtëzakonisht e madhe.
PDK përmes rritjes së buxhetit të destinuar për bujqësi dhe Fondit për Punësim dhe Zhvillim në mandatin e ardhshëm do të shtojë investimet në bujqësi deri në 500 milion euro, ku edhe do të mundësohet krijimi i 50 mijë vendeve të reja të punës.
Ne e bëjmë realitet programin dhe Misionin tone, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
/ e sponsorizuar/