(2L ONLINE) – Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, vizituan fshatin Ponesh dhe Gadish ku zhvilluan takime me banorët e këtyre fshatrave. Banorët e këtyre fshatrave gjatë vizitës dhe bisedës me kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë dhe aktivistët e Lëvizjes, mësuan rreth asaj se çka ofron Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosjes për zhvillimin e vendit.
Ismajl Kurteshi, Besnik Bislimi, Hydajet Hyseni, Shemsi Syla, Besa Baftiu dhe Përparim Muja kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës treguan për atë se si Vetëvendosje e parasheh zhvillimin e vendit.
Duke filluar nga sundimi i ligjit dhe krijimit të barazizë para tij, zhvillimit ekonomik ku bujqësia dhe zhvillimi rural luan një rol kyç e deri në krijimin e mirëqenies për qytetarë janë pikat për të cilat u diskutua në takimet me banorët e Poneshit.
Aktivistët e Vetëvendosjes vizituan edhe familjen e dëshmorit Niazi Osmani në fshatin Ponesh. Po ashtu vizituan edhe familjën e dëshmorit Selver Bajrami në fshatin Gadish. Familjarët e dëshmorit mirëpritën kandidatët për deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në takim u diskutua rreth gjendjes aktuale dhe të ardhmes së vendit. /2L ONLINE/