(2LONLINE) – Bujar Nevzati drejtor aktual i Drejtorisë Komunale i Arsimit thotë të jetë kërcënuar nga Isa Agushi i LDK-së. Për këtë tha të ketë lajmëruar rastin edhe në polici nga e cila kërkon që të merret me këtë çështje. Rastin e denocimit nga pala e kanë konfirmuar për 2lonline edhe zyrtarë nga komanda e stacionit policor në Gjilan.
Përndryshe, Bujar Nevzadi që vije nga PDK, e edhe Isa Agushi që vije nga LDK , janë që të dy fitues të postit të këshilltarit komunal nga zgjedhjet lokale të sapo përfunduara.
Duke sqaruar rastin, Nevzati thotë se sot në ora 10 e 30 minuta, derisa ishte duke u rruar në një rrojtore të qytetit, aty ka hyrë edhe Isa Agushi dhe sa po e ka parë i ka filluar të i bërtiste “ku je Bujar Nevzadi që nuk po më thërret me ma urua fitoren”.
“Më është ofruar afër meje, ja kam zgjat dorën ja kom urua , më pas e ka hekur jaknen ku i është dukur alltia në brez. Ka filluar të më fyej dhe kërcënon duke më thënë se “ Ju jeni hajna, partia e Thaçit janë hajna ,Qemajl Mustafa është hajn. Do t’ju fusim të gjithëve në burg”, ka thënë Nevzati.
Ai tha se i është ofruar afër karriges ku ishte ulur duke u rruar, por se i ka kërkuar Agushit të largohet dhe ai e ka bërë një gjë të tillë, është larguar paksa por nuk është ndalur me fyerje e kërcënime.
“Kam kërkuar nëse ka argumente të shkon në polici, por mos të më fyej në publik, përsëri ka vazhduar me të njëjtat fjalë. Pasi e kam kryer rrojën, jam dal kam shkua në polici e kom lajmëruar rastin dhe pres nga policia që të merr masa . Unë personalisht nuk ndjehem i rrezikuar , as nuk kam frikë për asgjë po më ka habitur se si ka ndodhur kjo pas 14 viteve pas luftës në Gjilan, kur ne në Gjilan nuk kemi pas raste t tilla, kemi qenë qytet tolerantë”, ka thënë Nevzati.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komunës që të merr masa dhe të kërkoi falje publike e po ashtu edhe nga Isa Agushi të i kërkon falje.
Nga ana e tyre zyrtarë nga Komanda e Stacionit Policor në Gjilan kanë konfirmuar rastin duke thënë se pala e ka denoncuar rastin dhe se policia ka ndërmarrë hapat e para procedurale sipas ligjit dhe se po punohet në terren në grumbullimi ne dëshmive.
Sipas komandës të stacionit policor për rastin është njoftuar edhe prokurori i shteti. /2lonline/