Duke filluar nga ora 12:30 deri në orën 15:00 të ditës së sotme do të bëhet mënjanimi dhe asgjësimi i mjeteve vrasëse të paeksploduara të cilat kanë mbetur nga luftërat e mëhershme dhe bombardimit të NATO-së të vitit 1999 në komunë të Bujanocit.
Sipas Shtabit për Emergjencë pranë komunës së Bujanocit, asgjësimi do të bëhet nga ekipi special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Lokacionet që do të bëhen asgjësimet janë: në qytetin e Bujanocit, në shtratin e lumit Morava jugore pranë fabrikës Jugokop, në fshatin Samolicë dhe në fshatin Turi, transmeton Titulli.
Asgjësimi i mjeteve të paeksploduara vrasëse do të bëhen në vendin e gjetjeve, ndërsa nëse nuk ekziston mundësia e eliminimit atëherë këto mjete të paeksploduara duhet të barten në xeheroren e antimonit në fshatin Tërnoc, ku edhe do të kryhet eksplodimi i kontrolluar