(2L ONLINE) – Se Lidhja Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore kolosale në zgjedhjet e 8 qershorit, po e dëshmojnë përditë tubimet masive në përkrahje të kandidatëve të Gjilanit dhe platformës për zhvillim të Kosovës në të gjitha aspektet.
Në tubimet madhështore të mbajtura në fshatin Bresalc e Uglar, përfaqësuesit e këtyre fshtrave kanë thënë se kjo qeveri e ka degraduar dhe stërkequr vendin dhe si e tillë meriton ndëshkimin nga qytetarët.
Ata thanë se tashmë ka ardhur koha që gjilanasit besimin që ia dhanë LDK-së në nivel lokal, ta rikonfirmojnë fuqishëm edhe në këto zgjedhje parlamentare dhe të qeveriset vendi në frymën rugoviane.
Të pesë kandidatët e pranishëm në këto tubime Lirije Kajtazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, në mesazhet e tyre, kanë thënë se vetëm duke e votuar Lidhjen Demokratike e Kosovës do të kenë mirëqenie, punësim dhe jetë të dinjitetshme.
“Kemi ardhur në dakikun e duhur që LDK me njerëzit e saj më të mirë, të qeverisë me Kosovën me qeverisje të ndershme, me punë kolosale, me angazhim për të përparuar resorët e rëndësishëm të shoqërisë kosovare, që janë degraduar skajshmërisht”, tha Lirije Kajtazi.
“Bashkarisht e fituam një sfidë në zgjedhjet lokale dhe sfida tjetër është që të fitojmë qeverinë, për t’i rrëzuar ata që e denigruan këtë Kosovë dhe e katandisën. Më 8 qershor, ashtu sic kemi vënë një rekord në zgjedhjet lokale, do ta vëmë edhe një rekord tjetër në zgjedhjet nacionale me mbështetjen e fuqishme për LDK-në”, është shprehur Murat Hoxha.
“Jam shumë i bindur se do ta votoni LDK-në të gjithë sepse i gjithë Gjilani është cu n’këmbë në mbështetje të platformës sonë, e cila përkthehet me qeverisje të ndershme, e me duar të pastra. Ne dimë mundemi dhe ia dalim, por jo vetëm, me juve patjetër”, tha kandidati Naim Behluli.
Nga ana e tij, kandidati Sabit Rrustemi pohoi se “Ju jeni ushtria më besnike e Ibrahim Rugovës që do ta konfirmoni fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit. Kjo qeveri nuk u ka dalë në ndihmë qytetarëve të saj sepse nuk kanë qenë njerëzit e duhur ata që i janë dashur Kosovës. Më të mirët janë njerëzit e Akademisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët do t’i dalin në ndihmë qytetarëve të saj, për t’u mundësuar jetë të dinjitetshme”.
“Ata që keq qeverisën e i plaqkitën qytetarët e saj në të gjitha aspektet, duhet të shkojnë n’shpi. Ata premtuan projekte marramendëse dhe kurrë nuk i realizuan. Por, e di edhe këtë se më kurrë nuk do të mashtrohet qytetari i Gjilanit e i Kosovës nga këta pelivanë. Alternativa e vetme më 8 qershor është që ta rilindim edhe njëherë demokracinë në Kosovë, ashtu qysh e rilindëm në Gjilan, për t’i garantuar qytetarëve punësim, zhvillim ekonomik, përparim të arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit etj”, ka theksuar Fatmir Rexhepi.
/ e sponsorisuar/