Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, kanë bërë të ditur se vetëm brenda periudhës një javore, njësiti i urdhëresave, ka realizuar gjithsejtë 56 urdhëresa te gjykatave përkatëse, prej të cilave kishte urdhëresa të tilla si urdhëresa për burg efektiv, urdhëresa për kundërvajtje, urdhëresa me datë të caktuar apo edhe asistim gjykatave tjera.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur për Portalin “2lonline”, se njësiti i urdhëresave i PK-së, vetëm brenda periudhës një javore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme dhe Gjykatës Themelore, Departamenti për Kundërvajtje, ka realizuar 56 urdhëresa.
Hashani ka bërë me dije se sipas njësitit që ka realizuar këto urdhëresa të gjykatës, 18 janë urdhëresa me datë të caktuar, prej 2 të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe 16 të tjera nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme
Pastaj, janë realizuar 11 urdhëresa me burg efektiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, si dhe 23 urdhëresa për kundërvajtje, të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti për Kundërvajtje.
Ndërsa janë regjistruar edhe 4 raste të asistimit të Gjykatave tjera. /2lonline/