Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 56 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 39 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 29 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 29 aksidente trafiku nga të cilat 11 me lëndime në njerëz dhe 18 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 56 incidente të ndryshme, ka pasur 39 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 493 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. /2lonline/