Katari, shteti i vogël arab që do të mikprerë Kampionatin Botëror të Futbollit 2022 ka nisur të shpërndajë kodin e veshjes për turistët që do të shijojnë eventin më të rëndësishëm të futbollit në botë.
“Nëse je në Katar, je njëri prej nesh. Vishu në mënyrë modeste dhe na ndihmo të ruajmë kulturën edhe vlerat e shoqërisë së Katarit”, thuhet në mesazhin publicitar që ka nisur të shpërndahet, një fushatë që synon ndërgjegjësimin e turistëve mbi rregullat e veshjes, duke iu referuar këtu kryesisht grave.
Një nga kërkesat e kodit është që rrobat e veshura nga mysafirët në vendin e pasur, por me rregulla të fora dhe strikte sa i përket veshjes, është që rrobat e përdoruar të jenë të tilla që të “mbulojnë shpatullat dhe deri poshtë gjunjëve”. Shkelja e kodit të veshjes në Katar dënohet me burg.