(2LONLINE) – Biblioteka “Fan Noli ” në Gjilan ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2013, qe gjatë vitit që po e lemë pas kanë qenë më afër librave dhe kanë fituar dituri.
Në Komisionin e përberë prej tre anëtarëve qe i përzgjodhi drejtoria e bibliotekës: -Shqipe Latifi , Lumturije Arifi dhe Hyrije Baftiu, shpallën lexuesit e vitit .
-Në sektorin për fëmijë me e dalluara ishte
-Diellza Musmurati – nxënëse e klasës IX/4 Shkolla Fillore “Thimi Mitko” – Gjilan e cila ka lexuar gjithsej 50 libra gjatë gjithë vitit, ndërsa libri më i lexuar në ketë sektor u zgjodh “Vjersha te Zgjedhura” nga shkrimtari Ali Huruglica.
-Në sektorin e huazimit më e dalluara ishte
-Sebahate Ajeti – studente e vitit të parë Fakulteti i Edukimit -Gjilan, me gjithsej 60 libra te lexuar, ndërsa libri më i lexuar ne ketë sektor ishte “Simboli i humbur” – Dan Brown.
-Në sektorin shkencor më i dalluari ishte
-Jeton Mehmeti – student i vitit te dytë të Fakultetit Juridik – Gjilan me 65 libra të lexuara gjatë vitit, ndërsa libri më i lexuar në ketë sektor ishte “Shkenca e të jetuarit” Alfred Adiler .
Me ketë rast drejtoria e bibliotekës për fituesit dhuroi nga një mirënjohje dhe nga një komplet librash të zgjedhura nga komisioni.
Përndryshe, drejtuesit e bibliotekës, ishin të kënaqur me lexuesit dhe iu thanë të pranishmëve që shpresojnë se numri i tyre do të shtohet nga viti në vit dhe premtuan se në vitet e ardhshme kushtet e bibliotekës në çdo sektor do të përmirësohen.
Sebahate Ajeti u shpreh për 2LONLINE se ndjehet shumë e lumtur qe ishte njëra nga fitueset e këtij viti.
“Unë e adhuroj leximin, lexoj libra sepse më pëlqen ta bëj atë gjë. Kur jam para një libri futem në një botë që askush përveç atyre që lexojnë nuk do ta kuptojnë, aty është një botë tjetër ndryshe nga ky realitet që shohim. Unë kam fuqinë të jem krijuese e asaj bote që është brenda librit, kam të drejtë të ndërtoj një qytet më imagjinatën time, ti parafytyroj personazhet, ti vesh me cilat do rroba që dua, të ndërtoj ngjarjen si dua unë ,ketë të drejt ma jep fuqia ime që gjendët brenda atyre rreshtave dashuria për librat:, ka thënë Ajeti.
Ajo thotë se ia di vlerën kohës, për atë arsye shumicën e kohës ia dedikon librave.
“E di që shumë njerëz tentojnë të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës ,por unë deri tani e kam vizituar gjysmën e botës ,kam parë shumë vende, kam shijuar shumë dashuri, ketë mundësi ma ka dhenë fuqia e librit. Gëzohem që në shoqërinë e sotme libri po zë një vend të veçantë, edhe pse shkenca çdo ditë po përparon, akoma ka njerëz që e duan librin ndër ata persona jam edhe unë. Ftoj të gjithë njerëzit të lexojnë nuk ka rëndësi mosha nëse jeni të rinj, të vjetër, apo me moshë mesatare, për të lexuar një libër nuk duhet moshë, thjesht duhet pak dashuri për botën e librit” ka thënë Sebahate Ajeti. /2lonline/