(2LONLINE) – Skulptori gjilanas Avni Behluli, do të jetë pjesë e International Art Rezidental Project, që do të mbahet në Kajro të Egjiptit. Behluli ka marrë ftesë që për një muaj, të marr pjesë në këtë ngjarje të madhe të artit pamor, e cila organizohet në dy turne, në mars e prill e ku skulptori i ynë do të jetë në turnin e parë.
Behluli tha me këtë ai ka marrë ftesë krahas 11 skulptorëve nga e mbarë bota, nga India, Anglia, Ukraina, Azarbajxhani, Rumania, Italia e Holanda dhe ai do të jetë i vetmi përfaqësues nga Kosova. Është e veçantë se në këtë lloj kolonie do të marr pjesë edhe Shefqet Emini, artist nga Holanda, por me prejardhje nga Kosova.
“Kjo është një koloni dhe aty do të punohet dhe veprat që punohen më pas do të ekspozohen”, ka thënë Bewhluli.
Ai shtoi se temat do të jenë me motive egjiptiane. Behluli njihet si skulptor i dalluar dhe thekson se nëse i jepet mundësia dhe ka kushte ai do të punojë në skulpturë, ndryshe ai ka thënë se do t’i qaset pikturës. Sipas tij, nën përkujdesjen e kuratores Stella Velka, në Egjipt do të qëndrohet një muaj./2lonline/