/2L ONLINE/ – Kryetari i Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe në praninë e shumtë të qytetarëve kanë përuruar asfaltimin rrugës “7 Marsi”, me një gjatësi mbi 800 metërshe në fshatin Kabash të Vitisë, një investim ky i komunës, i zhvilluar në kuadër të atyre investimeve të shumta të bëra në ndërtimin e rrugëve të reja, rehabilitimin e atyre ekzistuese dhe ndërtimi e rrugëve lokale.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge , kryetari i komunës Haliti, duke uruar banorët për investimin e bërë në këtë vendbanim, ka theksuar se kjo është një punë e përbashkët në mes komunës dhe banorëve pasi edhe ata kanë shprehur bashkëpunimin e tyre, ndërkohë që ka përmendur se në vazhdën e realizimin të shumë projekteve infrastrukturore gradualisht po kompletohet infrastruktura në këtë komunë, për të përmirësua mirëqenien e qytetarëve tanë.
“Ne kemi detyrim të investojmë aty ku është e nevojshme, kjo ka qenë edhe një premtim që sot po e realizojmë me qëllim për të krijuar kushte që këtij fshati t’i kthehet perspektiva. Ne do të ju mbështesim edhe në projekte tjera të rëndësishme, prandaj ju përgëzoj për bashkëpunimin që kemi pasur”, ka shtuar Haliti.
Në përurimin e kësaj vepre që lidhë fshatrat, banorët e pranishëm kanë falënderuar komunën për rrugën e re të asfaltuar pasi kjo do të krijojë lehtësi në lëvzjen e qytetarëve të këtij fshati por edhe më gjerë. /2L ONLINE/