Bashkimi Evropian (BE) i cili vazhdon të mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës, ka hequr flamurin e Kosovës nga faqja e saj zyrtare eueom.com, që figuronte tek ekipi monitorues i BE-se për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Ashtu siç ka raportuar orainfo, në këtë ueb-faqe dje ishte vendosur flamuri i Kosovës që shihej si njohje e këtij flamuri nga ana e BE-së. Por, vetëm një ditë më pas, ky institucion ka hequr flamurin e vendit tonë.
Për herë të parë një mision i BE-së të paktën për një ditë kishte vendosur flamurin e Kosovës në ueb-faqen e saj zyrtare, përpos Parlamentit Evropian që e njeh pavarësinë e Kosovës, por që nuk është institucion me kompetenca vendimmarrëse në BE.
Ndryshe, Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së.