Deputeti Zenun Pajaziti i shoqëruar edhe nga kandidati për deputet, profesori Blerim Rexha, është takuar me studentët gjilanas, me ç’rast ka biseduar në menyrë interaktive lidhur me Misionin e Ri dhe Fondin e Punësimit, ku i është dhënë një mbështetje e fuqishme PDK-së dhe kryeministrit Thaçi.
Ata kanë thënë se një numër shumë i madh i arsyeve pse do të votojnë MISIONIN E RI, nisin që nga hapja e Universitetit Publik në Gjilan, lehtësira për studime universitare, tashmë të prekura nga studentët.
Ndërsa deputeti Pajaziti, ka thënë se MISIONI I RI është shumë më tepër se kjo.
“Ky mision dhe program i PDK-së me kryeministrin Thaçi, është shumë më tepër se kaq. Të gjithë të rinjëve u është krijuar mundësia e studimeve”, tha Pajaziti duke shtuar se, edhe sa i përket investimeve, PDK për këtë mandat do të investoj mbi 1.5 miliard euro në zhvillim ekonomik, (vetëm në bujqësi do të investohen mbi 500 milion), duke u krijuar kështu 200 mijë vende të reja të punës, ku shumica e të rinjëve do të angazhohen në punë.
Një projekt tjetër që po i vjen Gjilanit në vitin e parë të qeverisjes, është edhe ai i Autostradës Prishtinë – Gjilan – Konqul, zotim ky i drejtëpërdrejt i kryeministrit Thaçi.
Pajaziti më tej ka thënë se përderisa ne kemi një program që do ta realizojmë në përpikëri gjatë mandatit katër vjeçar të tjerët po merren me akuza kundër nesh, por jemi të vendosur që në kontrotën që kemi me të gjithë ju, këto premtime do ti kalojmë shumfish më tepër se kjo.
Ndërsa, nga ana e tij profesori Blerm Rexha thirri studentët ta mbështesin fuqishëm projektin gjithpërfshirës për zhvillimin ekonomik të Kosovës, MISIONIT I RI, permes se cilit, studentet tane do ti bejme te ndihen krenar kudo qe vazhdojne studimet ne universitetet evropiane.
Kandidati për deputet – Zenun Pajaziti
/e sponsorizuar/