/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan ka bërë të ditur se Suna Arifi, një qytetare nga Gjilani me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur dëshirën që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Rajoni Gjilan, të shpërndajë dhurata për fëmijët e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.
Nënkolonel Azizi ka thënë se së bashku me zyrtaret e njësisë për bashkëpunim me komunitetin kanë shpërndarë gjithsej 60 dhurata në 11 familje shqiptare, 4 familje rome dhe 1 familje boshnjake.
“Ky gjest i bashkëvendëses sonë ka treguar dëshirën e sajë për t’i gëzuar fëmijët skamnore në prag të festës së fundvitit dhe njëherësh ka treguar besimin që ka pas në Policinë e Kosovës që se bashku t’i gëzojnë këta fëmijë”, ka thënë Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan . /2L ONLINE/