(2LONLINE) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Njësia e Trafikut Rajonal e Gjilanit ka ndaluar një kamionët me targa vendore të rajonit të Mitrovicës e regjistruar ne emër të të dyshuarit H. T, dhe se gjatë kontrollimit janë gjetur dy rezervuar të mbushur me naftë rreth 800 litra, të vendosur në kamionët që dyshoheshin se ishin duke u bartur në mënyrë të kundërligjshme, pa kurrfarë dokumentacioni.
Zëdhënësi Hashani tha se njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan kanë dal në vendin e ngjarjes. Është konfiskuar përkohësisht kamioneta me sasi të naftës së gjetur dhe dy të dyshuarit që ndodheshin në mjet janë shoqëruar ne Stacionin Policor në Gjilan.
“Të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe gjatë intervistës kanë pranuar se sasia e naftës ishte duke u bartur nga Zveqani për në fshatin Ranillug. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatë me kallnim penal “Tregti e ndaluar”, ka thënë zëdhënësi Hashani. / 2lonline/