Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, përmes një statusi në Facebook ka ftuar edhe njëherë të dëgjohet fjala e një debatuesi në debatin e djeshëm për demarkacion i cili ka sjellë fakte e dëshmi se ajo tokë që po tentohet t’i falet Malit të Zi është tokë e Kosovës.
Ja postim i plotë i Bajramit:
“Për të gjithë qeverinë e sidomos për Muratin, Isën edhe Hashimin duhet ta ndëgjojnë edhe një herë këtë banor i cili dje në debat i kishte dëshmit e tokave të cilat dëshmi Isa Mustafa ka disa ditë që po i kërkon.
Por, dje nuk ishin aty për ta dëgjuar këtë qytetarë dhe shumë të tjerë, sepse sipas tyre të gjithë ekspertat, por edhe qytetarët nuk kanë ofruar fakte sepse Murati e paska kry punën mirë.
Mjaftë e keni mashtruar popullin sepse dje është parë se kundërshtimi jonë ka qenë i drejtë dhe se kush po e mbron marrëveshjen për qëllime individuale.
Këtë tash më e dinë të gjithë qytetarët, se të vetmit që janë të gatshëm të falin tokë janë Hashimi, Isa dhe Murati si vegël e këtyre dyve”