Kreu i Nisma-s për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani ka thënë se Gjilani ka vendos të iu besoj vlerave, ka vendos ta ndryshoj qeverisjen në Kosovë. Sipas tij, në gjithë kohën e pasluftës Gjilani ka qenë i anashkaluar prej partive që kanë qenë në pushtet, mirëpo jo edhe në kohën që z. Limaj ishte ministër, ishte ajo kohë, kur kryetari I NISMËS ishte në pushtet kur u vërejt ndryshimi në Gjilan dhe Anamoravë.
“Tashmë, ka ardhur koha që edhe ne, si gjilanas të kemi ngërzit tanë në parlament dhe në qeveri. Ka ardhur koha që të kemi përfaqësuese që kanë dinjitet që mbrojnë interesat e qytetarëve tanë në institucionet shtetërore. Ka ardhur koha që edhe ne të kemi hapësirë. NISMA për Kosovën, është hapësira e Gjilanit, ajo është mundësia e vetme për një qeverisje, përfaqësim ndryshe për Gjilanin dhe Kosovën”, ka thënë Hasani
Sipas tij, Nisma ofron ndryshim dhe se ndryshim për Nisma-n është kur ne hartojmë ligje për bujqësinë që mbrojnë dhe shpërblejnë, jo grupet e interesit, por bujqit tanë. Ndryshim është kur ne ndalemi se foluri se sa shumë rezerva të energjisë kemi, dhe nisim ti përdorim ato që të fuqizojmë ekonominë tonë. Ndryshim është kur vendimet për investime bëhen duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe jo duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e grupeve të interesit. Ndryshim është kur përfaqësuesit tanë në parlament nuk flasin ndryshe dhe votojnë ndryshe. Ndryshim është kur kemi përfaqësuese të dinjitetshëm, që nuk ndërrojnë qëndrimin e tyre për çështjet e caktuara brenda sekondit. Ndryshim është kur përfaqësuesit tanë kanë qëndrime të qarta dhe nuk marrin urdhra me sms nga shefat e tyre. Ndryshim është kur arritjet në edukim maten jo me numrin e të diplomuarve, por me cilësinë dhe numrin e hapjes së vendeve të reja të punës. Ndryshim është kur qeveria kontrollohet jo nga grupet e interesit dhe nëntoka, por nga qytetarët që e votojnë dhe zgjedhin atë. Ndryshim është kur ne ndalemi së foluri për veteranët e luftës dhe së shfrytëzuari ata për interesa të ulëta dhe fillojmë të i shpërblejmë ata për kontributin e tyre.
Bajram Hasani ka thënë tutje se Nisma për Kosovën ka një program të detajuar elektoral synon që së pari të ndryshon qasjen ndaj institucioneve, dëshiron që institucionet ti vëmë në dispozicion të qytetarëve dhe jo të individëve dhe të grupeve të interesit.
“Me Nisma-n do të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke u bazuar në resurset e shumta që zoti ia ka falur Kosovës. Nën udhëheqjen e NISMA për Kosovën, Kosova do brenda mandatit të parë do të shëndrohet nga një vend që blen energji në një vend që eksporton energjinë elektrike, sepse ne do të ndërtojmë termocentralin e ri të cilin të tjerët premtuan dhe nuk e bënë tash e 15 vite”, ka thënë Hasani.
I pari i Nisma-s ne Gjilan tha tutje se me Nisma-n do të kemi rritje të cilësisë në arsim Arsimi nën udhëheqjen e NISMA për Kosovën do të jetë I orientuar nga kërkesat e tregut të punës. Me NISMËN nuk do të ketë kuadro që diplomohen dhe mbesin pa punë për shkak të mos koordinimit të sistemit arsimorë me kërkesat e tregut në Kosovë. IA tha po ashtu se me NISMËN, do të kemi një shëndetësi që kujdeset për qytetarët, nuk do të kemi mungesë të barnave esenciale siç kemi tash e 15 vite.
Bajram Hasani shtoi se me NISMËN, produktet tona bujqësore do të jenë të siguruara nga shteti, bujqit do të subvencionohen jo duke u dhënë lëmoshë, por mundësi për rritje të prodhimit, rritje të cilësisë në mënyrë që produktet tonë bujqësore të jenë primare në tregun e Kosovës.
Ai tha se Gjilani është bastion I demokracisë dhe vlerave evropiane. “Prandaj, Gjilani nuk pranon dhe nuk lejon bastardimin e këtyre vlerave të mirëfillta. Dhe qytetarët gjilanas kanë rastin me 8 qershor që të artikulojnë qartë qëndrimin e tyre, për ti thënë STOP një herë e përgjithmonë keqqeverisjes, anti vlerave dezpotizmit dhe nepotizmit. Për t’I hapur rrugë vlerave, dijës, prezantimit të dinjitetshëm, për ti hapur rrugë Nryshimit e ndryshimi vjen vetëm me NISMA për Kosovën dhe numrin 59”, thotë Hasani.
Ai tha se vizioni i lidershipit të Nisma për Kosovën bartë me vete edhe ëndrrat dhe dëshirën e madhe për demokraci , arsimim , zhvillim ekonomik , zhvillim kulturorë e sportive , social dhe zhvillime të tjera shoqërore.
Sipas tij, Gjilani dhe Anamorava shtrihen në pozitën gjeostrategjike në mes dy shteteve fqinje , ku andej dhe këndej kufirit jetojnë Shqiptarë etnik në trojet tona shekullore dhe lidhjet farefisnore dhe vëllazërore qe kemi nder veti , gjithmonë ka qenë nevojë imediate që qarkullimi I njerëzve dhe I kapitalit të jetë I lirë. Por, ky qarkullim gjithmonë ka qene I vështirësuar prej procedurave të shumta e deri te pengesat e ndryshme.
“Kjo qeveri në dy vitet e fundit ka aplikuar taksa te veçanta dhe të larta për qytetaret e luginës se Preshevës, duke pamundësuar qarkullimin e bashkëqytetarëve tanë duke krijuar një shkëputje gati totale të komunikimit të lire të familjareve dhe bashkombasëve tanë, e si mund të flitet këtu për moral dhe patriotizëm te kësaj qeverie”, shprehet Hasani.
Kryetari i NISMA-s n Gjilan tha edhe se është e turpshme që ata që I izoluan bashkëqytetarët tanë të dalin përsëri në kërkojnë votën me premtime të reja, ata nuk kanë bërë asgjë për ne, për qytetarët tanë, për shtetin tonë, dhe mundohen që tani në fushat elektorale të na hedhin hi syve me premtime të reja.
Por, sipas tij, qytetarë tanë tashmë e kanë parë këtë lojë të paskrupullt, dhe ata kanë vendosë të votojnë për ndryshim, tashmë kanë vendosur që tu besojnë atyre që mbajnë fjalën e ata janë në NISMA.
“Nisma do te angazhohemi me shumë seriozitet dhe përkushtim që komunikimin me familjaret dhe vëllezërit në Luginën e Preshevës ta ngrisim në nivel shumë të lartë dhe pa pengesa dhe barierra kufitare, se këtë ua kemi për borxh. Andaj ne nuk premtojmë dhe nuk dalim qesharak sikurse rivalet tanë politik te cilet shpalosin vetëm premtime dhe gënjeshtra. Ne atë qe e premtojmë para qytetarëve at e realizojmë, sepse ne e mbajmë fjalën”, ka thënë Hasani.
Ai ka ftuar qytetarët gjilanas dhe gjithë Kosovës, ti votojnë njerëzit që e meritojnë dhe janë zëri i tyre në ditë të mira dhe të vështira.
“Votoni njerëzit që do të jenë zëri juaj në parlament, votoni shpresën dhe vizionin e një jete ndryshe, votoni ardhmërinë tuaj, votoni për një shtet të lirë dhe demokratik, ku të mbretërojë liria, paqja dhe dinjiteti njerëzor. Votoni ata që asnjëherë nuk do të keqpërdorin besimin tuaj” ka thënë Bajram Hasani.
/e sponsorizuar/