(2L ONLINE) – Besa Baftiu, këshilltare komunale dhe kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se fushata zgjedhore e zgjoi nga gjumi kryetarin e komunës Lutfi Haziri ngase këto ditë në prag të fushatës kanë filluar të riparohen disa pjesë të rrugëve së qytetit, janë hapur disa gropa të cilat qëndrojnë për disa ditë, si të tilla vështirësojnë dhe rrezikojnë jetën e njerëzve.
“Kjo është bërë me qëllim që të japin përshtypjen te qytetarët se komuna e cila që 6 muaj është në gjumë ka filluar të zgjohet” ka thënë Baftiu
Sipas saj, qytetarët janë gëzuar fillimit të punës sikur të mos ndodhshin keqpërdorimet gjatë këtyre riparimeve, grryerja e gropave ka qenë në projekt që të bëhet 5-10 cm ndërsa është bërë 2-2.5 cm, e kjo formë e keqpërdorimit nuk dallon nga keqpërdorimet e pushtetit të kaluar.
“Nga komuna kërkojmë që të mos keqpërdoret buxheti i qytetarëve dhe të fillojmë të punojnë me nderë dhe ti realizoj premtimet e dhëna”, ka thënë Baftiu.
Një çështje tjetër për të cilën janë të shqetësuar qytetarët, ka thënë ajo, është mungesa e ujit për më tepër se 1 muaj në një pjesë të qytetit konkretisht në lagjen Reshat Ymeri me të cilën gjendje ka qenë i njoftuar Kryetari i Komunës për mes një shkrese që bërë nga banorët e lagjes në të cilën është kërkuar që të bëhet riparimi i gypave të ujësjellësit edhe të kanalizimit.
“Kërkojmë nga komuna që të marrë masa të menjëhershme që ta sanoj këtë gjendje të pa përballueshme si në lagjen Reshat Ymeri edhe në Lagjet tjera”, ka thënë Baftiu. /2l Online/