Kudo në diasporën shqiptare kanë filluar përgatitjet për kremtimin e 104 vjetorit të shtetit shqiptar dhe ditës së flamurit kombëtar. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së shtetit shqiptar, njëherit është edhe një histori e gjatë të ndarjes së shqiptarëve në disa shtete,…më një shtet të cunguar dhe së fundmi me një gjysëm shtet të trungut kombëtar.
Nuk është thënë kot së nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të përsëritet prap në të njëjten mënyrë, por më një përmbajtje të re!
Ne shqiptarëve, na është bërë retorikë, që pas çdo vendimi historik të na përcjellë një ndarje e re!
Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.
Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 104 vjetëve. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një bashkim kombëtar që s’erdhi në 100 vjetorin e pavarësisë,…as në 104 vjetorin e kështu më radhë duke u thelluar ndarjet ideologjike, rajonale dhe partiake të shqiptarëve!
Shteti i Shqipërisë po i bënë 104 vjetë jetë, prej të cilave gjysmen i bëri nën lëvozhgen e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të harruar!
Ishin shqiptarët nën prangat e robërisë dhe ata në mërgatë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve shqiptare më shtetin amë, Shiperinë natyrale.
Nga 1912-ta e deri më sot nuk njifet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkim të trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.
Mirëpo përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e pushtuesve serbosllav,…shqiptarët e robëruar asnjë herë s’u gjunjëzuan, por i vazhduan përpjekjet për çlirim e bashkim kombëtar.
Rezistenca më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi në Kosovë, në trojet e Dardanisë antike.
Kontinuiteti e kësaj rezistence bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t’i kaloj kufijt kombëtar.
Organizimi poltik i viteve të ’90-ta në Kosovë ishte kurorëzim i këtij kontinuiteti, që rezistencës i dha formë e përmbajtje mbarëkombëtare, të organizuar në formën e një levizje politike.
Levizja politike e viteve të ’90-ta, është e para levizje politike rrethë së cilës u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.
Që nga kuvendi i largët i Lezhës, Vlora e 1912-së, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, LNÇ-ja, Levizja politike e viteve të ’90-ta, UÇK-ja,…e deri më sot asnjë levizje politike apo ushtarake nuk arriti përmbushjen e qëllimit madhorë, per bashkimin e trojeve shqiptare.
Mirëpo levizja politike e viteve të ’90-ta, perveq që shënoi ndarjen e shiptarëve nga mortaja e kuqe komuniste, shënoi edhe shkëputjen e shqiptarëve nga sistemi okupues i Serbisë.
Organizimi i jetës së shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel ishte një hap i madh dhe i guximshëm, që Kosovës i dha mundësi të përgaditet për rezistencë të armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër sensibilizoj faktorin ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës.
Ishte politika e urtë e paqësore e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova që bëri për vete forcën më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO-n, e cila ndihmoj në çlrimin e vendit dhe krijimin e shtetit të Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është një hap i madhë drejtë realizimit të ëndrrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal te zi, e në Serbi në forcimin e identitetit dhe avancimin e të drejtave kombëtare.
Për tu arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim së sa një vit festim.
Bashkimi shpirtëror i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.
Në këtë 104 vjetor të pavarësisë së Shqiperisë, qarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë euro-perendimore më kërkesen e bashkimit kombëtar.
Në fund, urimi më i mirë për përvjetorin e 104-të të shtetit shqiptar, do të ishte unifikimi i politikave shqiptare në një platformë të përbashkët kombëtare.
Askush nuk mund t’ia ndaloj shtetit shqiptar të drejtën historike për bashkimin e pjesëve të ndara të trungut kombëtar. Harmonizimi i politikës së jashtme të dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës), do t’i ndihmonte shqiptarët gjithandej trojeve të pushtuara.
Liderët shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të flasin me një gjuhë para faktorit ndërkombëtar, në Bruksel, Vjenë e Washington, duhet të ngrisin zërin e t’ua thonë në fytyrë zyrtarëve përëndimor: “Aty ku janë shqiptarët, aty është Shqipëria.
Përderisa shteti fqinjë, armiku ynë shekullor e merrë guximin të mbrojë të drejtat e serbëve në Kosovë, atëherë kush mund t’ia ndaloj Shqipërisë të mbroj të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Mal të Zi e gjetiu ku janë shqiptarët.
Diplomacitë e dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) duhet të ndrrojnë kursin politik, në vend të bisedimeve dhe marrëveshjeve me Beogradin duhet të trokasin në dyert e diplomacive përëndimore me kërkesën e bashkimit të trojeve etnike.
Para çdo integrimi ndërkombëtar, duhet të ndodhë integrimi kombëtar, unifikimi i politik, ekonomik dhe juridik, me largimin përfundimtar të kufirit shqiptaro-shqiptar, kësaj padrejtësie historike të vënë nga fuqitë e mëdha më tepër se një shekull më parë.